Para disa ditësh kemi trajtuar disa shkelje ligjore nga ana e noteres Perian Bodinaku. Por mesa duket ato nuk janë të vetmet.Bodinaku rezulton, se ka fshehur shuma të mëdha parash, për t’u shpëtuar taksave dhe detyrimeve tatimore. Eksperti Fatmir Laçej shpjegon dy udhëzimet 2012-2020, sipas të cilave, cdo noter është i detyruar, që të gjitha transaksionet në kontrata tjetërsimi, apo porosie t’i kalojë përmes llogarisë së noterit. Cdo tranksasion jashtë zyrës së noterit, përbën shkelje ligjore dhe penale. “Stop” ka siguruar 6 kontrata prenotimi prenotimi apartamentesh të hartuara nga noterja Bodinaku. Vlera e kontratave është rreth 700 mijë euro, shuma të paguara jashtë zyrës së kësaj notereje, një indicie për institucionin e Parandalimit e Pastrimit të Parave. 6 kontratat, që ne disponojmë, janë regjistruar në Kadastër pa mandatin bankar, gjë që përbën një shkelje ligjore nga punonjësit e Kadastrës, që kanë regjistruar këto kontrata. Drejtori i medias në kadastër Edmond Arizaj, thotë, se duhet, që kontratat e tjetërsimit, apo prenotimit, duhet të kenë të bashkangjitur edhe mandatin bankar. Kur është kuptuar gabimi, sipas tij, regjistrimi është pezulluar për 30 ditë. Në këtë pikë lajmërohen palët e interesuara dhe më pas problematika duhet të zgjidhet në gjykatë. Me një llogari nga dokumentet, që “Stop” disponon, rezulton, se noterja Perian Bodinaku, ka fshehur 254 milionë lekë të vjetra vetëm për vitin 2022.
- +355 67 220 8888
- [email protected]