Mbrëmë ka përfunduar mbledhja e drejtuesve politikë të qarqeve të PD-së në selinë blu, ku foli përmes një video-lidhjeje edhe kryedemokrati Sali Berisha.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është shprehur pas mbledhjes se do të bëhen përgatitje për riorganizimin dhe fuqizimin e partisë.
Ai tha gjithashtu se do të nisin protesta masive nga ana e opozitës, me qëllim që ta detyrojnë mazhorancën që të pranojë krijimin e një qeverie teknike para zgjedhjeve të vitit 2025.
“Padiskutim riorganizimi, fuqizimi dhe vitalizimi i partisë do të jetë paralelisht me përgatitjet për protesta masive për të detyruar këtë qeveri të pranojë… Drejtuesit nga nesër do të jenë në bazë për 2 plane pune. Përgatitja për protesta është rruga e vetme për të detyruar regjimin për një qeveri teknike që të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme. Po ashtu do fillojë përgatitja për përballjen me Narcos në 2025 dhe fitoren e PD. Procesi i primareve është kompetencë statuore e organeve të partisë dhe jo drejtuesve politikë të qarqeve. Statuti primaret i ka të sanksionuara”, tha Noka.