Njohja e Georgina me Ronaldon, flet ish-kolegu: Ajo synonte milionerët!

Georgina Rodriguez ka treguar në dokumentarin e saj ‘I Am Georgina’ historinë e dashurisë me Cristiano Ronaldo, një histori që nisi teksa ajo punonte tek dyqani i Gucci. Sipas Georginës, ajo dhe ish-lojtari i Real Madridit janë takuar kur ajo ishte nëpunëse shitjesh në dyqanin Gucci në kryeqytetin spanjoll.

Modelja pohon se ishte dashuri me shikim të parë. Por ish-kolegu i saj, Pablo Bone pohon se historia nuk është aq autentike sa mund të duket. Ai tregon një version të kundërt të ngjarjeve në takimin e parë të çiftit.

“Ajo ka qenë gjithmonë e tillë, edhe sikur të mos kishte para, gjithmonë kishte këtë superioritet dhe arrogancë. Ajo aspironte për një shoqëri ku ka shumë para, pavarësisht se jetonte në një apartament të varfër, shumë të lirë. Ajo gjithmonë ka dashur të ecë përpara, të rritet dhe kur takoi Cristiano, ajo pati mundësinë të bëhej një yll.”

Bonet gjithashtu zbuloi se dyshja janë njohur në një festë e jo brenda dyqanit siç është thënë.

“E kisha parë tashmë disa herë Cristianon në dyqan para se të takoheshin. Georgina tha se ajo u takua me Cristianon kur ai po qëndronte jashtë dyqanit Gucci me miqtë dhe djalin e tij, dhe ajo sapo doli nga dera dhe u përplas me të, por nuk ishte kështu. Kur Cristiano hyri në dyqanin Gucci, të gjithë u kthyem për ta parë sepse ai është një djalë shumë i gjatë. Vetëm menaxherët u shërbejnë klientëve të tillë. Ata nuk folën atë ditë, por disa javë më vonë u panë në një festë ku u njohën pak më mirë”.

Deklaratat e Bone vijnë pas premierës së sezonit të dytë të serialit të saj të suksesshëm në Netflix me titull ‘I Am Georgina’.

Të Fundit