Një vit pa emrin e duhur: Burri kërkon “ç”për gruan e tij të ndjerë!

Artan Koçi, tregon, se para një viti gruaja e tij, Rudina Koçi ndërroi jetë në Itali. Por kur u bë cregjistrimi, në vend të ç-së, në mbiemër u shkruaj c, sepse italishtja nuk ka ç. Në njësinë numër 1, në Tiranë nuk i dhanë asnjë zgjidhje. Prej një viti e ndjera ka mbetur pa u cregjistruar.Gruaja e Artanit trajtohej me kemp, ndaj ne pyesim te Posta Shqiptare, zyra postare nr. 30, ku na thuhet, se kempi ka vazhduar 4 muaj pas vdekjes, por më vonë është ndërprerë, sepse nuk është rinovuar dokumentacioni.Ne mësuam, se Ministria e Brendshme ka dy udhëzime, njëri prej të cilëve kërkon, që për të ndjerën të saktësohet shkronja në Itali. Ndërsa i dyti parashikon zgjidhjen në gjykatë.

Të Fundit