Një tjetër autobus aksidentohet në Tiranë, përplaset me stacionin

Një tjetër autobus është aksidentuar ditën e sotme në Tiranë.

Pas autobusit të linjës së “Unazës së Re” i cili ra në Lanë të premten e 29 prillit, autobusi i linjës “Qyteti Studenti” është përplasur në stacionin ku presin qytetarët t përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Autobusi ka pësuar dëme në xhamin e përparmë, ndërsa është thyer edhe xhami i stacionit.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.05.2022, rreth orës 13:00, në bulevardin “Zogu I”, shtetasi D. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Tiranës së Re, dyshohet se është përplasur me mbulesën e vendqëndrimit të stacionit të autobusit.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon
për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të Fundit