Në darkën gala në selinë e NATO-s në Napoli ishin në të gjithë oficerët më të rëndësishëm, të shoqëruar nga bashkëshortët dhe të ftuar të shquar. Para se të fillonte, komandanti kërkoi heshtje dhe brohoriti: “Të pimë për Aleancën Atlantike!”
Nuk mund ta imagjinonte se me të po ngrinte gotën edhe një spiun i shërbimeve sekrete ruse. Bëhet fjalë për një të re, të qeshur me fustan mbrëmjeje: protagoniste e operacionit më të bujshëm të inteligjencës të kryer nga Moska në Itali.
E përditshmja italiane “La Repubblica” shkruan mbi në një hulumtim të kryer prej 10 muajsh së bashku me faqen investigative “Bellingcat”, të përjavshmen gjermane “Der Spiegel” dhe “The Insider” që ka zbuluar një spiune ruse të GRU-s, e cila kishte jetuar prej vitesh në qytetin e Napolit në Itali, dhe kishte arritur të miqësohej me anëtarë të NATO-s.
Ndonëse ende nuk dihet identiteti i saj, spiunia u paraqit para rrethit shoqëror si “Maria Adela Kuhfeldt Rivera”. Ajo mori pasaportën e saj të parë ruse në 2006.
Bazuar në investigim “Maria Adela” iu kishte thënë njerëzve me të cilët ishte miqësuar se ajo kishte një baba gjerman dhe një nënë peruane dhe ishte lindur në Callao, Peru. Nëna e saj beqare kishte udhëtuar me të në Bashkimin Sovjetik në vitin 1980, për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Moskë. Megjithatë, nëna e saj kishte marrë një mesazh urgjent nga Peruja që kërkonte që ajo të kthehej urgjentisht në shtëpi, dhe gjoja e la “Maria Adelan” në kujdesin e një familjeje sovjetike me të cilën ajo me sa duket ishte miqësuar.
Nëna e saj nuk u kthye më dhe “Maria Adela” u rrit në Rusi, duke pasur një marrëdhënie të vështirë si me nënën e saj adoptuese, ashtu edhe me babanë e saj, për të cilët iu tha ajo njerëzve, që abuzuan me të në vitet e saj të fëmijërisë.
Në vitin 2011 ajo u shpërngul në Paris, pak pasi u transferua në Paris. Atje regjistroi markën e saj tregtare të bizhuterive në Francë nën markën Serein.
Kjo ka gjasa të ishte faza fillestare e një plani afatgjatë nga GRU për të vendosur spiunen e tyre si një biznesmene. Në vitet që pasuan, ajo siguroi mbulim ndërsa kërkonte të hynte në nivelet më të larta të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Itali.
Në korrik 2012, “Maria Adela” u martua me një burrë për të cilin u tha miqve se ishte italian. Në realitet, përveç pasaportës italiane, burri i saj kishte nënshtetësi ekuadoriane dhe ruse dhe lindi në Moskë nga një nënë ruse dhe një baba nga Ekuadori.
Ai vdiq në Moskë më 13 korrik 2013 në moshën 30 vjeçe, shkaku i vdekjes i regjistruar në certifikatën e vdekjes ishte “pneumonia e dyfishtë dhe lupusi sistemik”.