Haredin Fejzulla, 58 vjeçari me origjinë shqiptare, i dënuar nga autoritetet belge me 29 vite burg për trafik droge, është arrestuar në Madrid të hënën, pasi u shpall një vit më parë nga Europol si një nga njerëzit më të kërkuar në Evropë.
Pas arrestimit, ai u paraqit para Gjykatës Qendrore Hetimore të Gjykatës Kombëtare, e cila tashmë do duhet të vendosë nëse do ta ekstradojë në Belgjikë.
Fillimisht ai është ndaluar nga policia belge në verën e vitit 2013 pasi po udhëtonte me një makinë që trasnportonte kannabis, së bashku me 3 persona të tjerë, ku nga hetimet më pas rezultoi se ata ishin një bandë shqipatre që kishin ngritur dhjetëra platacione me kanabis në kryeqytet dhe në zonat përreth.
Banda e tij kishte gjetur një mënyrë të veçantë për t’i fshehur ato plantacione. Përmes letrave false ata nënshkruanin një kontratë qeraje, e më pas pa dijeninë e pronariot aty ngriheshin plantacione me kanabis.
Haredin Fejzulla ka jetuar në Belgjikë me familjen për mjaft kohë dhe ka qenë në arrati që prej 22 shtatorit të vitit 2014.
Ai është dënuar në mungesë për trafik narkotikësh dhe si pjesë e një organizate kriminale, si dhe i janë konfiskuar deri më tani 1.365.000 euro.
Me 3 vite burg u dënua edhe djali i tij 31-vjeçar, si ndihmës logjistik dhe roje i plantacioneve.