“Një monstër”! Rama shpërthen ndaj gjykatëses Hoxha: U habit gjithë dynjaja me vendimet e saj për të….

Kryeministri Edi Rama reagon për arrestimin e gjykatëses së Gjykatës së Krujës, Enkeleda Hoxha, duke thënë se sistemi i drejtësisë ka filluar të funksionojë.

Sipas kreut të qeverisë, arrestimi i gjykatëses Hoxha dhe refuzimi i kërkesës së gjyqtares Altina Xhoxhaj nga Gjykata e Strasburgut, duke i dhënë të drejtë Vettingut për shkarkimin e saj, janë një moment historik të kalimit në një fazë tjetër në drejtësinë shqiptare.

Me tone të ashpra, Rama e cilësoi “monstër” gjykatësen Enkeleda Hoxha, duke thënë se ajo ka liruar nga burgu edhe persona të dënuar me burgim të përjetshëm.

“Ka ndodhur diçka historike, që ka kaluar thuajse pa u vënë re. Arrestimi i gjykatëses në Krujë dhe i gjithë rrjetit të saj dhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut për të refuzuar kërkesën e një subjekti të goditur nga Vettingu, duke e konsideruar goditjen nga Vettingu një goditje legjitime, përbëjnë një moment historik të kalimit në një fazë tjetër në drejtësinë shqiptare. Shumë njerëz unë nuk i keqkuptoj, se po çe puna për frustrim e pakënaqësi nga sistemi i drejtësisë unë jam i pari, pasi marrë shumë lajme të këqija nga ky sistem. Njerëzit i marrin lajmet nga televizori, ndërsa unë më duhet të marrë shumë më tepër nga këto lajme të këqija.

E mirëkuptoj cdokënd që thotë ‘na cave dërrasat me këtë histori’, këto janë broçkulla, por i mirëkuptoj. Ama fakti është që një gjykatëse, një monstër, që e përdori në mënyrë spektakolare forcën e papërgjegjshmërisë dhe të abuzimit disa kohë më parë dhe u bë atëherë u habit gjithë dynjaja me vendimet e saj për të liruar njerëz që ishin me burgime të përjetshme dhe për t’i nxjerrë në rrugë të lirë, është sot në burg, tani që flasim, bashkë me gjithë rrjetin e saj.

Ky përbën shembullin që si sistemi do të funksionojë. Duhet shumë durim, se ngritja e institucioneve të reja, krijimi i SPAK, vënia në funksion, fillimi i proceseve hetimore, mbledhja e provave, janë proces i vështirë, kërkojnë kohën e vet. Por a ma tregoni pak para 7 vitesh se kujt ja rrokte mendja se llumi në sistemin e drejtësisë do të hynte në proces pastrimi. Ne premtuan në 2013 se do të bëjmë drejtësi, por si do ta bëjmë drejtësinë? Do ta bëj? Jo! Ne do të bëjmë atë që nuk u bë qysh nga viti 1991. Se po të ishin bërë këto gjëra atëherë, sot do të ishim më përpara, sepse proceset do e kishin bërë punën. Neve na u desh të fillonim gjërat nga e para, nga hiqi. Kjo është shenjë e sigurt që sistemi ka filluar të funksionojë”, u shpreh kryeministri.

Të Fundit