“Nje copë italiani që s’ka ardhë kurrë në Shqipëri” qytetarët acarohen nga busti i Antonio Gramshit

Në qytetin e Gramshit, në sheshin me emër Kamber Dërmyshi, është vendosur busti i Antonio Gramshit.Kamber Dërmyshi ka qenë koordinator i të gjitha veprimtarive politike në vitet 1870-1915, duke kontribuar në shpalljen e pavarësisë dhe hapjen e shkollave shqipe. Familjarët kanë një shqetësim.Stërnipi, Adrian Dyrmyshi, tregon se para 10 vitesh kërkoi, që busti I Kambër Dërmyshit të vendosej në mes të sheshit, por kjo iu mohua. Para disa muajsh mori vesh, se në mes të sheshit do të vendosej busti i Antonio Gramshit.

Antonio Gramshi ishte një filozof italian, marksist me origjinë arbëreshe. Ai njihet si bashkëthemelues i Partisë Komuniste Italiane dhe sekretar i rëndësishëm i saj, deri në burgosjen e tij nga regjimi fashist i Benito Musolinit.Kryetari i bashkisë, Klodian Tace, thotë, se ky është vendim i Këshillit Bashkiak.Kryetari i Komisionit, Fatbardh Cekrezi, shpjegon, se Këshilli ka propozuar dhe miratuar vendosjen e bustit të Antonio Gramshit si një figurë e njohur dhe prej origjinës së tij, por vendodhjen e përcakton Drejtori i Urbanistikës. Kështu askush nuk i jep përgjigje pyetjes, se pse në një shesh, që mban emrin e Kamber Dërmyshit, duhet të vendoset busti i një figure tjetër.

Të Fundit