Një burrë i zhveshur merr rreze në autostradën Fier-Vlorë,habitet eksperti :Nuk e kam idenë se… – Stop
Lajme, Të Gjitha

Një burrë i zhveshur merr rreze në autostradën Fier-Vlorë,habitet eksperti :Nuk e kam idenë se…

Javën e kaluar një aksident tragjik i mori jetën familjes me 4 anëtarë në autostradën e Vlorës. Por edhe pse impakti në publik ishte i madh, qytetarët mesa duket nuk janë ndërgjegjësuar plotësisht.

Stafi i emisionit Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus bëri një vëzhgim në autostradën Fier-Vlorë dhe anasjelltas. Përveç mungesës së barrierave anësore mbrojtëse në disa segmente, konstatoi edhe një qytetar që rrinte në anë të autostradës duke marrë rreze.

Eksperti i sigurisë rrugore Mamir Hodo, i ftuar në studion e emisionit Uniko u shpreh i habitur kur pa këto pamje dhe tha se ai qytetar rrezikon jetën dhe është burim aksidenti.

Spartak Koka: Po ky person a është burim potencial për aksident?

Mamir Hodo: Po ai nuk lejohet të qëndrojë fare atje. Ai nuk e ka idenë për çfarë rri… Unë s’e di çfarë bën ai aty.

Spartak Koka: Pra një punonjës i policisë rrugore duhet ta largojë nga rruga.

Mamir Hodo: Absolutisht po. Ky nuk e di për çfarë është aty, s’e marr vesh.

Spartak Koka: Po bën banjo dielli, por çështja është a është burim potencial për një aksident të mundshëm?

Mamir Hodo: Po ky është burim. Për një arsye apo për një tjetër, drejtuesi i mjetit mund të humbasë kontrollin mbi mjetin dhe mund të krijojë rrezik potencial. Si mund ta humbasë drejtuesi i mjetit? E humbet, e zë gjumi. Dhe nuk e kupton fare në qoftë se nuk je shofer me eksperiencë që mund të të zërë gjumi. Prandaj mund të shkojë te ky person dhe ai mirë se i krijon vetes probleme shëndetësore, por duhet të përgjigjet edhe për zotërinë i cili qëndron në mënyrë komplet të parregullt. /tvklan.al

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *