Dita e vaksinimit, kështu është cilësuar kjo e martë në Britani të Madhe ku ka nisur të vaksinohen qytetarët kryesisht më të moshuarit, të cilët u shpallën edhe si grupmosha më e rrezikuar.
90-vjeçarja Margaret Kennan, të cilën e shohim në pamje është personi i parë në Britani të Madhe, të cilës i injektohet doza e parë e vaksines Pfizer.
‘Ndihem kaq e privilegjuar’, u shpreh 90-vjeçarja.
800 mijë doza të vaksinës Pfizer Biontech do të jenë të disponueshme në shtetin anglez, i cili është një nga vendet më për prekura nga pandemia.