Nis shembja e “murit të turpit”, ndan të pasurit nga të varfërit

Ka nisur në Peru shembja e “murit të turpit” katër kilometra e gjysmë, që ndan të pasurit nga lagjja fqinje ku jeton popullata e varfër.

Muri, i lartë deri në tre metra në disa vende dhe i siguruar me tela me gjemba, ndan njerëzit që jetojnë në ndërtesa të paqëndrueshme në rrugë të pista pa kushtet elementare për një jetë të denjë nga lagjet e asfaltuara dhe vilat luksoze, raporton Reuters.

 

Muri u bë simbol i pabarazisë së thellë në vend dhe shembja e tij u miratua nga Gjykata Kushtetuese pas një beteje ligjore katërvjeçare.

 

“Ajo prek tranzitin e lirë, por cenon edhe dinjitetin e fqinjëve”, tha gjyqtari Gustavo Gutiljerez në vendim, duke shtuar se një ndarje e tillë nuk duhet të ekzistojë. Muri është ndërtuar në vitet 1980.

Të Fundit