Nis procesi i vaksinimit i bluzave të bardha në Shkodër, Manastirliu: Të enjten nis dhe në Vlorë – Stop
Lajme, Të Gjitha

Nis procesi i vaksinimit i bluzave të bardha në Shkodër, Manastirliu: Të enjten nis dhe në Vlorë

Ka nisur procesi i vaksinimit anti-covid për bluzat e bardha në Shkodër. Në prani të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ky proces startoi dhe në këtë qytet, ku kanë ardhur disa doza vaksine. I pari që bëri vaksinën ishte një mjek, të cilit Rama i uroi shëndet.

Ndërkohë, ministrja tha se ditën e enjte hapet dhe qendra e vaksinimit në Vlorë.

“Vaksinimin do ta intesifikojmë. Kanë mbërritur këtu vaksinat e para. Do të hapim të enjten qendrën e vaksinimit në Vlorë dhe do të shtrijmë kështu këtë proces në gjithë vendin.”, tha ministrja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *