Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin se nga mesdita e sotme do të nisë vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorëve.
“Nga sot në drekë nis vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorët, nesër do të nisë vaksinimi i punonjësve të policisë, fillojmë me Tiranën dhe pastaj do të shtrihemi në të gjithë Shqipërinë”, tha Manastirliu.
“Të mos bjerë askush viktimë e kukuvajkave. Vaksina kineze është super e suksesshme, është vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të Lindjes së Mesme dhe gjithë kurorat mbretërore të asaj zone kanë marrë këtë vaksinë. Fakti që nuk ka hyrë në BE nuk ka lidhje me eficencën e vaksinës, por ka lidhje me çështje të një natyre tjetër, që ne nuk na interesojnë. Neve na intereson të nxjerrim urgjent nga tuneli popullin shqiptar dhe të nxjerrim sa më shpejt nga gjithë kjo kohë e gjatë ankthi e pasigurie gjyshërit e gjyshet, ata me sëmundje kronike, e gjithë popullsinë. Nesër fillojmë me policët, do të bëjmë sic është plani edhe për gazetarët. Po bëjmë gati edhe shërbimet hoteliere për sezonin turistik, si dhe për të gjithë punonjësit e fabrikave”, tha Rama.