Më 18 shtator do të nisë Censusi i Popullisë dhe Banesave. Elsa Dhuli drejtoreshë e INSTAT në një intervistë për media tha tashmë se është rekrutuar stafi i cili do të trokasë në çdo shtëpi për të mbledhur informacion për “Censin 2023”.
‘Censusi i popullsisë dhe i banesave ndodh një herë në 10 vjet. Do të nisë më 18 shtator. Rreth 7500 persona janë të angazhuar në cenuesin. Në datën 18 shtator e cila konsiderohet dhe dita e parë e fillimit të censusit do të krijohet fotografimi it ë gjithë popullsisë rezidente. Kemi kryer trajnime të stafit anketues. Deri tani jemi në situata të kënaqshme për kryerjen e këtij procesi madhor.’- tha Dhuli.
Në një intervistë Dhuli shpjegoi se janë pyetësorët janë me 8 module dhe 100 pyetje.
‘Ka një modulim banesën. Ka një modul mbi individin që merret informacion mbi statusin e arsimit punësimit. Është një modul që i takon bujqësisë. Do të shërbejë edhe si bazë për censusin e ardhshëm të popullsisë.’- tha Dhuli.
Në rast se qytetarët refuzojnë të përgjigjen apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete! Drejtoresha Dhuli nënvizoi se qëllimi nuk është të vendosen gjoba, por duke ju referuar bazë ligjore, në rast mos përgjigje, qytetarët mund të penalizohen më 50 mijë lekë gjobë.
‘Parashikon penalitet për ata që nuk pranojnë të përgjigjen apo do të japin përgjigje të rreme. Qëllimi është të mos vendosim asnjë penalitet dhe asnjë gjobë. Duke ju referuar bazës ligjore ka disa penalitet referuar ligjet duke nisur nga 50 mijë lekë gjobë. Përjashtim përbëjnë tre pyetje që lidhen me etninë fenë dhe gjuhën dhe janë konsideruar pyetje opsionale me deklarim të lrië. Në përmbajtje kanë të drejtën për të mos deklaruar. Në rast se qytetarët nuk pranojnë të deklarojnë s’ka asnjë lloj penaliteti.’- tha Dhuli.
Dhuli bëri me dije se censusi do të mbyllet me 28 tetor, dhe se të dhënat do të publikohen në qershor të vitit 2024.
‘Do të nisë më 18 shtator do të zgjasë prej 6 javësh dhe mbyllet me 28 tetor. Do të publikohen të dhënat qershor 2024. Të dhënat e detajuar dhjetor 2024.’- tha Dhuli.