3 muaj pasi u bë baba, Al Pacino, 83 vjeç, ndahet nga partnerja 29-vjeçare

Al Pacino është sërish single, 3 muaj pasi u bë sërish baba me ish-partnere, Noor Alfallah. Noor, 29 vjeç, paraqiti në gjykatë kërkesën për kujdestarinë e plotë të djalit të tyre, Roman Alfallah Pacino në Los Angeles.

Ajo kërkon kujdestarinë e plotë të djalit, duke u shprehur se 83-vjeçari, Al Pacino, mund të kryejë “vizita të arsyeshme”, si dhe vendimin e përbashkët të saj dhe Al në lidhje me edukimin, besimin fetar dhe trajtimet mjekësore të djalit.

Al dhe Noor kanë qenë të lidhur që prej prillit të 2022-shit dhe para tre muajsh u bënë prindër. Asokohe, Al dyshoi për atësinë e fëmijës dhe i kërkoi Noor që të bënte një test shtatzënie. Pas rezultatit, ai vërtetoi se djali ishte i tij.

Aktori është gjithashtu babai i tre fëmijëve me 2 gra të ndryshme:

Olvia dhe Anton James Pacino (22 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me Beverly D’Angelo.
Julie Pacino (33 vjeç) dhe bashkëprindëron me Jan Tarrant.

Të Fundit