TIRANË
Ka nisur sot në stadiumin Kombëtar “Air Albania” vaksinimi i efektivëve të policisë. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetëssë Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka inspektuar procesin e vaksinimit. Policia ka 11800 punonjës për t’u vaksinuar, ndërsa Garda e Republikës 1300 efektivë.
Vaksinimi i policëve ka nisur sot dhe në rrethe ndërsa do të merret doza e parë e vaksinës kineze Sinovac.
Arena Kombëtare – Nis vaksinimi i uniformave blu në të gjithë Shqipërinë”, shkruan Rama. Kryeministri tha gjatë lëvizjes se kishte lexuar një artikull të “Nju Jork Times”, në të cilin thuhej se “Sinovac ishte i pari në eficencë”.