Niko Peleshi në Gjirokastër: U shënua viktima e parë, largohuni nga banesat – Stop
Lajme, Të Gjitha

Niko Peleshi në Gjirokastër: U shënua viktima e parë, largohuni nga banesat

Fill pas regjistrimit të viktimës së parë nga zjarret në Lunxheri të Gjirokastrës, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka mbërritur në fshatin Asim Zenel, ku humbi jetën një 64 vjeçar.

Peleshi në fjalën e tij ka bërë apel banorëve të tre fshatrave më të rrezikuar në Gjirokastër që të mos bëjnë rezistencë dhe të largohen nga banesat e tyre.

Peleshi pranon se situata është mjaft e vështirë, ndërsa thotë se drejt Gjirokastrës janë nisur helikopterët që po punonin për shuarjen e zjarreve në Karaburun të Vlorës. Ai thekson duhet të evakuohen banorët e rë tre fshatrave, Asim Zenel, Arshi Lengo dhe Krin, ku situata paraqitet më kritike. Peleshi i bën thirrje banorëve që të mos rezistojnë por të largohen nga fshatrat.

“Është një situatë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme dhe nuk është e lehtë që ti vendosësh nën kontroll. Në këtë fshat është shënuar dhe viktima e parë. Duhet evakuim në tre fshatra, policia dhe zjarrëfikëset janë në krye të detyrës. U bëj thirrje banorëve të fshatrave Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo që të mos bëjnë rezistencë dhe të largohen nga banesat e tyre. Ne do të bëjmë më të mirën, dhe duke qenë se në Pash Aliman dhe në Llogara e kemi në kontroll situatën të gjithë forcat do i përqendrojmë në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër,” ka thënë Peleshi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *