Ngordhin 500 000 pula, reagon përgjegjësi i Bujqësisë për Durrësin

Më shumë se 500 mijë pula kanë ngordhur ditët e fundit në pularitë e Durrësit.  Sipas abc news, kjo situatë ka vënë në lëvizje autoritetet për të gjetur shkakun.

Përgjegjësi për Durrësin i Drejtorisë së Përgjithshme të Bujqësisë Darjo Nasho shprehet se janë në fazë hetimi dhe kontrolli, “ndërsa vijojnë të kryejnë analiza të vazhdueshme për të mbajtur të izoluara vatrat”.

”Në rast se do të ketë probleme për shëndetin publik do të informohet popullata nga autoritetet,”-ka thënë ai.

Burime për abc news bënë me dije se 3 prej pularive në qytetin bregdetar iu kanë ngordhur të gjitha pulat. Nuk është ende e qartë se cili variant i virusit po qarkullon, por dyshohet se po dëmton rrugët e frymëmarrjes së shpendëve.

Të Fundit