Ngjarja tragjike/ Vrau 40-vjeçarin dhe më pas veten, kush janë dy korçarët që humbën jetën për një shtëpi…

Babai i autorit Ilo Lluka, i cili vrau mbrëmjen e djeshme në mes të rrugës 40-vjeçarin Emiljano Pine, bashkëjetonte me nënën e këtij të fundit.
Mësohet se babai i autorit, shtëpinë e tij do t’ia linte trashëgim djalit të bashkëjetueses, Emiljano Pine, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Ilo Lluka ka shkuar në lokalin ku po pinte kafen Emiljano dhe e ka thirrur atë jashtë. Ai e ka qëlluar me 4 plumba dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Të Fundit