Policia e Fierit ka vënë në pranga mësuesin Agron Bego te shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier me akuzën për “Ngacmimi seksual”.
Agron Bego, 63 vjeç, u denoncua nga emisioni Stop puntaten e mbremshme ku shihej me ze dhe figure sesi ofrohet ta ndihmojë vajzën me mungesat, në këmbim të intimitetit.Ai i konfidon, se ka punuar edhe Zhigolo në shtëpi publike dhe është, sic shprehet vetë, i të 99-tave.Madje profesori Agron Bego thotë, se vajza nuk duhet të bëjë seks me bashkëmoshatarë, se ata nuk dinë të bëjnë seks.Gruaja e profesorit është drejtoreshë e shkollës dhe ai thotë, se mund të ndërhyjë edhe te mësuesit e tjerë për mungesat e saj.Në fund ai pohon, se e ka dashnoren më të re se vajza në fjalë.
Njoftimi i plotë:
Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier.
Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit A. B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.