Ngacmoi seksualisht të miturën në biznesin e prindërve në Tiranë, 4 vite burg për autorin

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi dënimin me 4 vjet burgim autorin (K.GJ) e një ngacmimi seksual ndaj një të miture në Tiranë të ndodhur në vitin 2020.

Në kallëzimin penal, bëhet me dije se vajza e mitur është ngacmuar në ambientet e biznesit të familjes. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka shpallur fajtor të pandehurin dhe e ka dënuar me 4 vite burg për veprën penale “Ngacmim seksual kundër fëmijëve”.

Por i akuzuari e apeloi vendimin duke prentenduar se nuk e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Por si përfundim ai është lënë në burg edhe nga Apeli.

Njoftimi i plotë:

Me datë15.07.2020, mbi kallëzimin e bërë nga viktima e veprës penale, policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale K.GJ, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturës me iniciale D.D, gjatë kohës që ajo ka qënë e vetme në ambientet e biznesit të familjes së saj. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur K.GJ, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ngacmim seksual kundër fëmijëve”, e parashikuar nga neni 108/a/2 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 1326 datë 07.05.2021 ka vendosur:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.GJ për veprën penale të“Ngacmim seksual kundër fëmijëve”, parashikuar nga neni 108/a/2 i K.Penal, dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

-Vuajta e dënimit për të pandehurin K.GJ fillon nga dita e arrestimit të tij, dhe pjesa e mbetur e pa vuajtur të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehurime iniciale K.GJ, i cilikërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk e ka konsumuar veprën penale për të cilën akuzohet.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj.Elona Toro dhe anëtarë znj.Edlira Petri dhe z.Genti Shala, me vendimin nr. 89datë 08.02.2022 vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 1326 datë 07.05.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të Fundit