Ngacmoi seksualisht nxënësen 15-vjeçare,arrestohet drejtori i shkollës në Lushnje

Drejtori i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, drejtor i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe”, njofton policia.

 

 

Të Fundit