Meta, të rinjve: Merrni në dorë fatin e vendit, ndalni shpopullimin

Rinia të marrë në dorë fatet e saj dhe të vendit, për të ndalur shpopullimin!

Është ky mesazhi i dhënë nga Presidenti Ilir Meta gjatë një bashkëbisedimi me një grup të rinjsh, lidhur me atë që e cilëson si dramën më të madhe, që sipas tij, po i ndodh sot vendit, shpopullimit.

Ndava me ta, të dhënat tronditëse të ‘Gallup’-it, sipas të cilave largimi i të rinjve nga vendi kap shifra deri në 79% dhe se mbi 90% e të rinjve të intervistuar, shprehen se e kanë menduar seriozisht të largohen nga Shqipëria, për një jetë më të mirë, për një arsimim më cilësor apo një punësim më të mirë.

Kreu i shtetit thotë se fton të rinjtë në mbarë vendit, që të organizohen për të qenë lokomotiva e ndryshimit dhe e mirëqeverisjes, që sjell shpresë, besim, begati dhe progres.

Të Fundit