Një familje me mundësi të pakta ekonomike nga Shqipëria e mesme, e përbërë nga dy prindërit dhe tre vajzat e tyre nga 10 në 16 vjec, u zhvendosën para një viti në periferi të Tiranës për një jetë më të mirë.Prindërit punojnë mesa munden e vajzat shkojnë në shkollë.Por babai i vajzës tregon, se një i moshuar i zonës, i ngacmon vajzën e vogël 10 vjecare.77 vjecari ankohet, se e mitura i ka folur pa edukatë dhe në këtë moment, e vogla tregon, sesi kishte tentuar ta ngacmonte i moshuari.Vajza tha, se 77 vjecari e ndiqte dhe i kishte treguar foto të tij në plazh krejtësisht i zhveshur.Madje në një rast, burri i moshuar kishte tentuar ta merrte vajzën e vogël në shtëpinë e tij, por kjo e fundit i kishte shpëtuar nga dora dhe ishte larguar.Prindërit e të miturës kanë bërë denoncim, por asgjë nuk ka ndodhur.Të njejtat taktika, 77 vjecari i ka provuar edhe me vajzat e tjera të familjes.”Stop” ka siguruar dëshminë e të miturës dhe motrës së saj të madhe.Prokurorja e cështjes Miranda Bushi, nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e saj, duke thënë, se nuk ka prova.Por zonja Bushi nuk ka nxjerrë as të dhënat nga celulari i të moshuarit dhe as ka kërkuar, që e mitura të shkojë e ta cojë atje ku e kishte drejtuar i moshuari. Këtë të fundit e ka bërë emisioni “Stop”, duke provuar vërtetësinë e thënieve të vajzës.
- +355 67 220 8888
- [email protected]