Nga gjimnazistët e “Partizanit” te studentët e Mjekësisë dhe Politeknikut, thyhet dera e FSHN-së, nis marshimi drejt Ministrisë së Arsimit

Sot mbahet dita e dytë e protestës studentore në Tiranë.

Studentët e shumë Universitetit të Mjekësisë, UBT-së, Politeknikut, fakultetit të Drejtësisë etj. kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Tensione ka pasur edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërsa disa protestues kanë thyer derën kryesore dhe janë futur në ambientet e brendshme të fakultetit.

Gjithashtu, edhe në universitetin e Elbasanit ka nisur bojkotimi i mësimit, në shenjë solidariteti me studentët në Tiranë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër çdo gjë vijon normalisht.

Të Fundit