Të burgosurit në regjimin 41-biss në Peqin kanë hyrë në një grevë pa afat. Ata kanë 4 kërkesa dhe kanë hyrë në protestë deri sa t’u realizohen kërkesat e shtruara.
Burime për media bëjnë me se të dënuarit i kanë parashtruar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë katër kërkesa. Ata kërkojnë që t’u lejohet futja e ushqimeve nga familjarët, blerja e ushqimeve si dhe ndriçimi i hapur.
Katër kërkesat e të dënuarve:
1-Të lejohet futja e ushqimit nga familjarët.
2-Të lejohet të blejnë ushqime.
3-Të kenë ndriçim të hapur nga dritarja, jo me zgarë.
4- T’u lejojen të gjitha kanalet TV, pasi me vendim të AMA-s u lejohen vetëm 5 kanale televizive, kryesisht programe edukuese.