Nga 1 Qershori, bileta e transportit që do paguhet me kartë bankare do jetë 70 lekë

Nga 1 Qershori, përdorimi i detyrueshëm i terminaleve POS/POI në transportin urban mund të sjellë rritje të kostos së biletës për qytetarët që paguajnë me kartë bankare. Sipas Shoqatës së Transportit Qytetas, vetëm tarifa bankare për çdo transaksion arrin në 30 lekë, çka do ta çonte praktikisht një biletë prej 40 lekësh në rreth 70 lekë.

Shoqata shpreh shqetësim se kostot e komisioneve, mirëmbajtjes dhe instalimit të pajisjeve janë shumë të larta për një sektor me pagesa të vogla dhe fluks të madh pasagjerësh. Për këtë arsye, operatorët i kanë kërkuar institucioneve sqarime mbi mënyrën e zbatimit, mbulimin e kostove dhe mundësinë e krijimit të një sistemi elektronik të unifikuar për pagesat në transportin publik.

Të Fundit