Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi këtë të hënë se vendi i tij është “në rrugën e duhur për të arritur fitoren”, në kofliktin e nisur 4 ditë më parë me Iranin.
Deklaratat Netanyahu i bëri teksa vizitoi një bazë ajrore izraelite.
Duke komentuar operacionet ushtarake ajrore në Teheran, Netanyahu përsëriti deklaratën se “Izraeli kontrollon qiellin e Teheranit”.
Ai shtoi se qëllimet e Tel Avivit janë të qarta dhe kanë të bëjnë me “eliminimin e kërcënimit bërthamor dhe shkatërrimin e raketave iraniane.
Kryeministri izraelit gjithashtu theksoi dallimin që sipas tij ekziston midis mënyrës se si vepron Izraeli dhe Irani.
“Ne u themi qytetarëve të Teheranit: “Evakuohuni” dhe ne veprojmë”, tha Netanyahu, duke akuzuar Iranin se sulmon qëllimisht civilët.
“Faleminderit dhe me ndihmën e Zotit, ne do të veprojmë dhe do të kemi sukses, dhe do të vazhdojmë deri në fitore,” iu drejtua ai personelit ushtarak të bazës.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka njoftuar se të paktën 224 persona janë vrarë nga sulmet izraelite që nga e premtja.
Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur nga burime ndërkombëtare, për shkak të kufizimeve të raportimit në territorin iranian.