“Nesër Shqipëria do të shndrisë”, Meta: Nuk impresionohem nga ata lobistë që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Nesër Shqipëria do të shndrisë”, Meta: Nuk impresionohem nga ata lobistë që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë

TIRANË

Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, Presidenti i Republikës Ilir Meta iu përgjigj interesit të medias, një ditë para procesit zgjedhor, si edhe replikat e ashpra bërë një ditë më parë me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

“ Sic e dini ju Presidenti i Serbisë ndërhyri në punët e brendshme të Shqipërisë. Doli me parrullën se Luli është kukull e doktorit. Kishte edhe sondazhe nga Batoni, njeriu më i besueshëm i Beogradit. E gjithë këto që ndodhën në Elbasan Kavajë e që duan të bëjnë në Vlorë e kudo janë pjesë e skenarit..

Duke përdorur policinë e partisë, prokurorët e Agacit që udhëheq vetingun që ka bërë gjithë aferat. Kjo gjë nuk do ndodhë. Kam respekt për gjithë partnerët ndërkombëtarë e të palëkundur të ShBA i dua se na kanë frymëzuar për liri e demokraci. Jam i përkushtuar që Shqipëria të angazhohet sa më shpejt në BE, dhe Shqipëria nuk do bëhet gazi i Botës nesër. JO ! Shqipëria do të shndrrisë sepse shqiptarët do votojnë për Shqipërine e shqiptarëve. Prokuroria e policia të bëjnë detyrën të zbatojnë ligjin.

Nuk impresionohem nga ata lobistë që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqiperinë. qytetarët janë ndërgjegjësuar, me hir e pa hir Shqipëria nesër do jetë model. Presidenti ka vetëm një votë të barabartë me gjithë të tjerët. kështu që ju falënderoj shumë, ju ftoj të jeni në gatishmëri të parandalojmë cdo incident, parandalimi më i mirë është pergjigjet e shpejta. Boll u bë 4 vjet ping pong me dosjen e Shijakut e Dibrës.” u shpreh Meta ndërsa apeloi shqiptarët të marrin pjesë nesër në votime.

“Të dashur qytetarë me qetësi e vendosmëri votoni për kë t’ju dojë zemra. Keni një mundësi të shkëlqyer dhe të coni sinjal të fortë për partitë.Votoni për kandidatët që ju mendoni se nuk do ngrenë dorën për të bërë ligje për oligarkët.” theksoi Meta.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *