Nesër Kuvendi i PD, votohet për Këshillin Kombëtar, në garë dhe Bleona Qereti

Nesër Kuvendi i PD, votohet për Këshillin Kombëtar, në garë dhe Bleona Qereti

Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat këtë të premte ka dhënë detaje për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike ditën e nesërme.

Garo bëri me dije se verifikimi i kandidatëve do të kryhet në formë digjitale si në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

“Nesër do të mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike, verifikimi do të bëhet në mënyrë elektronike si herën e kaluar, do të ketë shumë personalitete, diskutantë, përfshirë kontributorë të PD, themelues, por edhe prurje të reja”, tha Garo.

Po ashtu Garo theksoi se Kuvendi Kombëtar ditën e nesërme do të zgjedhë Këshillin e ri Kombëtar të PD-së.

Në listën e kandidatëve për anëtarë në Këshill bie në sy edhe emri i këngëtares Bleona Qeretit.

Të Fundit