“Nëse më sheh, po qan”. Kjo është ajo që lexohet e gdhendur në një gur që doli nga ujërat e lumit Elba, në Republika Çeke.
Një mesazh nga e kaluara që uji e ka mbajtur ndër shekuj derisa u rishfaq tani, falë uljes drastike të nivelit të lumit për shkak të thatësirave të muajve të fundit.
Quhen “gurët e urisë” dhe janë gdhendje të lashta të mbetura ndër shekuj në fund të lumenjve në të gjithë Europën Qendrore për të paralajmëruar pasardhësit për rrezikun e urisë për shkak të thatësirës.
“Gurët e urisë” janë një përkujtim i së shkuarës i shekullit të 17-të, por edhe një mesazh për brezat e ardhshëm. Të vendosur në lumenj, ato kanë funksionin e raportimit të nivelit të ujit dhe paralajmërimin se kur niveli bie deri në pikën për t’u bërë shqetësuese.
Të mbjellat e këqija, mungesa e ushqimit ose çmimet e larta: Pikërisht në këto kushte i referohet shprehja “Nëse më sheh, po qan”.
“Guri i urisë” i parë u gjet nga Greenpeace në vitin 2018, në Gjermani. Atë vit thatësira ishte veçanërisht intensive dhe lumi Elba nuk arriti nivelet më të ulëta për të paktën gjysmë shekulli.