Nëse çmimet rriten kompenson qeveria, ministrja Ibrahimaj: Gruri dhe vaji nuk mungojnë – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Nëse çmimet rriten kompenson qeveria, ministrja Ibrahimaj: Gruri dhe vaji nuk mungojnë

Qeveria mund të vazhdojë të japë pagesat shtesë për familjet në nevojë dhe pensionistët, në rast se çmimet do të jenë të larta. Përgjigja vjen nga ministrja Delina Ibrahimaj, e cila flet edhe për rezervat e vajit dhe të grurit në vendin tonë.

Pagesat me vlerë 3000 lekë për shtresat në nevojë do të ndahen edhe në qershor. Pas këtij muaji, qeveria do të shohë ecurinë çmimeve, për të vazhduar ose jo ndihmën për këto kategori.

Ministrja e Financave tha për Euronews Albania se për momentin tregu nuk vuan nga mungesa e ushqimeve bazë, sidomos grurit dhe vajit që vijnë nga Ukraina e Rusia.

“Normat e inflacionit mujor ka ardhur duke u reduktuar, numërojmë jo vetëm paketën e rezistencës, por edhe faktorë të tjerë të zhvillimit ekonomik. Por duhet kujdes në analizën e çmimeve. Me grurë dhe vaj tregu është stabël; ka ofertë që përmbush nevojat e tregut shqiptar”, tha ministrja.

Çmimet në tregje u rritën pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë dhe për të mbrojtur qytetarët e bizneset qeveria shpalli paketën e rezistencës me 6 pika, një pjesë e të cilave përfundojnë muajin e ardhshëm.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *