Neritan Ceka : Yuri Kim është një shqiptare e vërtetë, do t’i puth dorën për ato që po bën

Neritan Ceka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për rolin e ndërkombëtarve në Shqipëri, duke veçuar ambasadoren amerikane, Yuri Kim, duke deklaruar se është gati ti puthë dorën!

“Unë mendoj që kjo është e vetmja grua, kjo ambasadore që flet shqip, në kuptimin që i thotë gjërat troç, kështu i duan këta. Ajo s’ka asnjë interes, ajo s’ka tendera, s’ka kompani për të sjellë. Ajo nuk impresionohet nga folklorizmi këtu.

Kjo mund të ketë bërë gabime, në mënyrë sesi sillet si ambasadore, por ajo është një shqiptare e vërtetë, dhe unë do t’i puth dorën. Mos të kishin qenë amerikanët, ne sot s’do të kishim jo vetëm media, por as gjuhë, pra ne sot serbët do t’i kishim në Prizren. Unë besoj te Reforma në Drejtësi, ky vend nuk ka vetëm maskarenj”, tha Ceka.

Të Fundit