Nëntë punonjës të një fabrike ulliri në spital me shenja helmimi, policia e Fierit: U shkaktua nga një produkt aromatizues

Nëntë persona janë paraqitur në spitalin e Fierit me shenja të intoksikimit. Gjashtë prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore.

Bëhet me dije se të paraqiturit në spital janë punonjës të një fabrike përpunimi ulliri.

Sipas bluzave të bardha i janë nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, ndërsa 4 prej tyre do të mbahen në observim në spital.

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në Spitalin Rajonal Fier, kanë shkuar me shenja helmimi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 9 shtetase, të cilat punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të Fundit