FOTO/ Njësia anti-eksploziv, Antiterrori dhe RENEA pranë ambasadës iraniane

Të enjten nisi zhvendosja e trupës diplomatike nga ambasada iraniane pas ultimatumit të kryeministrit Rama.

Bëhet me dije se në rrugën “Mustafa Matohiti” është e pranishme dhe njësia anti-eksploziv. Njësia e anti-terrorit është futur brenda ambienteve të ambasadës iraniane.

Një pjesë e marrë e dokumenteve janë shkatërruar gjatë ditës së djeshme, por do kontrollohet godina për të gjetur prova apo dokumente me interes.

Gjatë paradites së sotme ka pasur shumë lëvizje në këtë godinë, ku persona dhe automjete kanë hyrë dhe kanë dalë.

Kryeministri Edi Rama kërkoi një ditë më parë që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.

Gjatë një fjalimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit.

Të Fundit