Nënë e bijë mashtrojnë të moshuarën në Durrës, si organizojnë skema të shmangur detyrimin?!

Jemi në Durrës për denoncimin e një të moshuare 75 vjecare, e cila na tregon sesi para 14 vitesh Nexhmije dhe Enkelejda Maze i kanë marrë më shumë se 25 milionë lekë. Ajo thotë, se sot, pas 14 vjetësh, dy të akuzuarat ende i detyrohen 15 milionë lekë të vjetra. Pavarësisht se ka vendim gjykate dhe cështja është në përmbarim, zonjave Maze nuk u gjenden pasuri të luajtshshme ose të paluajtshme. Pa adresë dhe me pretendimin, që janë në Itali, është kjo skema e borxhlijeve, për të shmangur detyrimin. “Stop” ka siguruar një vendim gjykate, ku Enkeleda Hoxha në 2017-ën mbante mbiemrin Maze dhe është dënuar për falsifikim. Ne telefonuam bashkëshortin e Enkeleda Mazes, i cili thotë, se nuk ka dijeni për borxhet e gruas së tij.

Të Fundit