Një 17-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Shkodër ditën e shtunë. Ka qenë nëna e saj, e cila ka bërë denoncimin në Komisariatin e qytetit. Ndërkohë, po punohet për gjetjen e të miturës.
“Më datë 09.03.2024, një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër se është larguar nga banesa vajza e saj 17 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.