“Në treg abuzim të llahtarshëm me çmimet”,Braçe: Po gërryen xhepat e qytetarëve

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend e vuri theksin te abuzimi i çmimeve në produktet bujqësore dhe blegtorale.

Braçe tha se tregu ka një abuzim të llahtarshëm me çmimet, që sipas tij, po dëmtojnë drejtpërdrejtë xhepat e qytetarëve por edhe bujqit.

Ndër të tjera ai kërkoi që institucionet shqiptare të marrin masa për të ndëshkuar ata që abuzojnë.

Çmimet, përtej inflacionit që e ka kaluar targetin 3%, në treg ka abuzim të llahtarshëm me çmimet, abuzim që po ndodh sot në treg me çmimet veçanërisht me ato bujqësore dhe blegtoral, ka efekt, që mbi konsumatorin, po lë stok produktet e buqëve tanë. Patatja që sot në Divjakë shitet me 40 lekë, këtu matanë është me 80 lekë, lulelakra në Divjakë 1.5 lekë këtu shitet me 200 lekë, preshi që në Divjakë shitet me 2.5 lekë aty matanë është 50 lekë, karota sot në Divjakë me 40 lekë, atje matanë më 80 lekë. Ky është abuzim, përtej inflancionit, që po gërryen xhepat e qytetarëve, por që po i sjell dëm kolosal bujqve. Problem që duhet merret ministra e financave, tatimet, ministria e Bujqësisë për të kontrolluar dhe goditur abuzimet në tregje, fillojini nga tregu agro-ushqimor i Tiranës, monopol i pastër, një gjobë që nuk lejohet të zbatohet sepse ai pronari atje e ka aftësinë të sulmojë këdo dhe t’i mbyllë gojën kujtdo“,-tha Braçe.

Të Fundit