Në skaf edhe një fëmijë 4 vjeç/ Detaje nga operacioni në Zvërnec, si u shpëtuan 4 italianët

Policia ka dalë e një njoftim zyrtar rreth ngjarjes së ndodhur në plazhin e Zvërnecit, ku një skaf që drejtohej nga një shtetas italian u përplas me një shkëmb nënujor. Pas ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe GDF, të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Mësohet se në skaf ka qenë edhe një i mitur 4 vjeç.

“Për fat të keq skafi nuk ka sinjalizuar asnjë shkëmb, sepse kemi qenë në thellësi lundrimi 5 metra dhe djali 4 vjeç ka qenë në panik. Për një mossinjalizim gjendemi në këtë situatë. Është problem me lajmërimiet, që shteti shqiptar duhet të bëjë me pjesën nënujore”, tregon shtetasi italian.

NJOFTIMI POLICISË

Shërbimet e Policisë Kufitare u vijnë në ndihmë 4 turistëve italianë, të dëmtuar gjatë një udhëtimi me skaf.

Më datë 07.06.2022, rreth orës 05:30, në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”, në plazhin e Zvërnecit një mjet lundrues (skaf), me drejtues shtetasin G. V., 61 vjeç, banues në Pavia, Itali, është përplasur me një shkëmb nënujor. Në mjet ndodheshin shtetasit M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali.

Shërbimet e Policisë Kufitare sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e shtetasve në breg. Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara të Policisë Kufitare dhe GDF është bërë e mundur nxjerrja e 4 shtetasve italianë në breg. Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore

Të Fundit