Palestinezët në Gaza po varrosin të vdekurit e paidentifikuar në varre masive me një numër në vend të emrit. Nisur nga kjo situatë Ali Daba u vendosi byzylykë, të bërë me penj vjollcë dhe të zezë në kyçet e duarve të disa prej nëntë fëmijëve të tij.
Këtë veprim ai e bëri me qëllim t’i identifikojnë në rast se vriten nga një sulm ajror izraelit.
“Është vetëm në rast se diçka ndodh,” shpjegon ai.
Kam parë trupa të copëtuar. Nëse janë copë-copë në këtë mënyrë, do t’i njoh nga byzylykët.”
Në shenjë të frikës së prindërve, javën e kaluar, videot dhe imazhet e mediave sociale tregojnë se si është zhvilluar një tendencë në Gaza për të shkruar emrat e fëmijëve në gjymtyrët e tyre.
Një fotografi e fundit rrëqethëse tregon disa trupa të vegjël të shtrirë, me sa duket në një morg spitali në Gaza, secili fëmijë me një këmbë të pantallonave të shtyrë lart për të treguar emrin e tyre të lyer me bojë në lëkurë.
Mjekët shpjegojnë se disa fëmijë të sjellë nga ndërtesa të dërrmuara kanë mbetur të panjohur nga plagët e tyre. Shumë foshnja të gjalla gjithashtu sillen në spitale pa ndonjë të afërm për t’i identifikuar.
Në disa raste, foshnjave u janë dhënë numra në vend. Spitali Shifa në qytetin e Gazës tashmë përdor shifra treshifrore.