STOP-EMISIONI 38 (Sezoni 9)-25 Tetor 2023- “Njehere ka rastisur”, transporton pulat e biznesit te gruas me makinen e punes.

Qamil Bani, një qytetar nga Dimali, tregon, se ka qenë pompist në ndërmarrjen e ujesjellësin të Dimalit prej 8 vjetësh. Me profesion është elektro pompsit dhe punonte në mënyrë të tillë, që e quanin “skrepi i Dimalit”. Në maj 2023 Qamili mbushi moshën e pensionin, por e lanë sërish me kontratë 6 mujore.Por pas një muaji e heqin dhe e zëvendësojnë me një person tjetër.Ironia më e madhe thotë Qamili, është se vetë përgjgegjësi, Petref Sula ka tre vite, që ka mbushur moshën e pensionit, por thotë, se mban partia.Përvecse duhet të ishte vetë në pension, Petref Sula, përgjegjësi i Ujësjellësit Dimal, e përdor makinën e institucionit për transport pulash, biznes me të cilin, merret e shoqja.Gazetarja e takon Sulën i cili thotë, se nuk e përdor makinën për pula. Por kur ballafaqohet me videon, detyrohet të pranojë, se ka rastisur.Madje edhe kur shkon grupi ynë i xhirimit, makina është me pupla e glasa.Interesohemi tek Ujësjellësi i Beratit dhe drejtori Pelivan Sinaj, thotë, se për këtë rast, do të merren masa.

Një influencer cek 38 vjecar, pas një ftese në instagramin e tij, ka hedhur plot një milionë dollarë nga qielli me anë të një helikopteri. Kamil Bartosek, i njohur si Kazma, ka prodhuar se shpëndarë një film, që ka thyer rekord fitimesh në Ceki. Në film fshihen indicie të një kodi, që do të përdorej, për të hapur një kontenitor me 22 milionë korona ceke ose 900.000 euro.Mesa duket askush nuk ia doli të zgjidhte enigmën, ndaj influenceri vendosi t’i hidhte ato para nga qielli.

Lumturi Gjana,56 vjecarja, që i mori 8850 euro një shtetaseje, përmes mashtrimit, duke i premtuar t’i bënte dy pasaporta bullgare për fëmijët, dhe asaj vetë një punë si ndihmëskuzhiniere në kopsht apo cerdhe, ka rënë në prangat e policisë.Në kohë reale, gjatë transmetimit të denoncimit në emisionin “Stop” të së martës, Specialistët e Krimit Ekonomik,në bashkëpunim me ata të Operacioneve Speciale, ndaluan Lumturi Gjanën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.Zonja e drejtuar në redaksinë tonë, tregoi, se në janar 2023, nisi t’i japë shuma me euro Lumturie Gjanës, mësueses së kuzhinës në qendrën e kurseve Akpa, derisa u bënë plot 8850 euro. Edhe pse Lumturia premtoi dy pasaporta bullgare për dy fëmijët e zonjës, eurot u morën dhe pasaportat nuk u bënë kurrë. Zonja e mashtruar kishte shkuar edhe në polici për këtë rast, por u desh transmetimi në Stop, që Gjana të përballej me policinë me pranga në duar, aty ku duhet të kishte vajtur, qysh në denoncimin e viktimës së mashtrimit.

Të Fundit