Në pritje të arrestimit të Arben Ahmetajt! Sot Mbledhja e Mandateve me dyer të mbyllura

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet sot në orën 16:00. Pas kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt, kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla bëri thirrje dje për Mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Rendi i ditës do të ketë shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënie autorizimi nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal të banesës së deputetit Arben Ahmetaj. Sipas urdhrit mbledhjen e këshillit do të jetë me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit në Shqipëri (SPAK) ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit të Financave dhe deputetit aktual të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik dhe nënshkrimin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. SPAK thekson se kërkon autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë, për arrestimin ose heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit.

Arben Ahmetaj akuzohet për “Mosdeklarim apo fshehje të pasurive”, “Korrupsion pasiv” si dhe “Pastrim parash”.

Të Fundit