Në pako me logo “Dior”, arrestohen 2 shqiptarë, po trafikonin kokainë

Policia e Kosovës në pikën kufitare të Vërmicës ka arrestuar dy shqiptarë të cilët janë kapur me nëntë kilogram kokainë.

Autoritetet bëjnë me dije me dije se lënda narkotike ishte fshehur në një veturë me targa të Republikës së Shqipërisë dhe ishte e ndarë në pako me logo të markës “Dior”.

Vetura është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me Doganën e Kosovës, gjithashtu në bashkëpunim me autoritetet kufitare të Shqipërisë në bazë të dyshimeve të bazuara  automjeti është dërguar për skanim, imazhet e skanimit kanë dhënë indikacione për hapësirë të fshehur post fabrikat nën ulësen e pasme”, njofton policia e Kosovës.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për këtë çështje

Të Fundit