Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, anëtarët e komunitetit LGBT+ janë bashkuar për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës me shpresa që pjesëmarrja e tyre do shuajë paragjykimet.
Anastasia është një lezbike që ka dalë vullnetare me ushtrinë, që kur Rusia pushtoi për herë të parë në 2014.
Pas pesë viteve si civile përpara se të fillonte lufta më 24 shkurt, ajo menjëherë doli vullnetare për të punuar si operatore droni pasi luftimet shpërthyen.
Kur forcat ruse po qarkullonin kryeqytetin e vendit, ajo punoi vetëm 20 kilometra nga vijat e frontit rreth Kievit.
“Ne kemi një problem të homofobisë në Ukrainë. Dhe tani që ka filluar lufta, njerëzit kanë pyetur ‘ku janë ushtarët tuaj LGBTQ+? Dhe ja ku jemi. Jemi në vijën e parë. Nuk kemi ikur. Ne nuk fshihemi. Ne po mbrohemi”, tha Anastasia për Euronews.
Ajo gjithashtu tha se po luftonte për shkak të asaj që mund të ndodhte nëse Ukraina humbet luftën.
“Është gjithashtu një çështje lirie, sepse rusët do të vijnë këtu. Nëse vijnë këtu, do të na arrestojnë dhe na vrasin. Sepse ne jemi të dy LGBT+ ukrainas dhe patriotë ukrainas. Mund ta imagjinoni se si do të jetë nëse fitojnë?”, tha ajo.
Anastasia është pjesë e një organizate të ushtarëve dhe veteranëve LGBT+ në Ukrainë, një grup që marshoi me “Kyiv Pride” në 2018-tën dhe që po punon për ta bërë komunitetin më të dukshëm.
Para luftës aktuale, organizatorët po përpiqeshin të miratonin një ligj kundër diskriminimit që do të kriminalizonte krimet e urrejtjes të kryera kundër dikujt për shkak të orientimit të tyre seksual dhe gjinisë.
Ukrainepride, një organizatë me bazë në Kiev që po ndihmonte komunitetin LGBT+ para luftës, po ndihmon shumë nga vullnetarët dhe ushtarët në vijën e frontit.
Grupi ka dhuruar gjithashtu 9,600 euro për grupin e ekstremit të djathtë Azov, i cili po lufton në Mariupol. Azov është akuzuar më parë për sulmin ndaj anëtarëve të komunitetit LGBT+ të Ukrainës dhe popullatës rome.
“Ne mbështetëm dhe dhuruam për brigadën Azov, të cilët më parë ishin kundër njerëzve LGBT+ në përgjithësi,” tha Sofia Lapina, një aktiviste dhe anëtare e Ukrainepride.
“Ata ishin vërtet të tronditur sepse nuk mendonin se do të merrnin ndonjë ndihmë nga komuniteti LGBT+”, shtoi Lapina.
Një nga arsyet pse organizata po ndihmon të dy grupet si Azov dhe komunitetin e përgjithshëm ushtarak LGBT+ është sepse “tregon se shoqëria ukrainase është e bashkuar në këtë kohë./Euronews Albania