Kryeministri Edi Rama priti sot në zyrën e tij senatorë dhe kongresmenë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim, ligjvënësit amerikanë kanë pozuar krah Ramës, i cili siç shihet edhe nga fotot i ka pritur me dhurata.
“Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”, shkruan Rama.