Para disa ditësh në sistemin MEMEX të publikuar nga hakerat iranianë, është gjetur edhe emri dhe fotoja e këngëtarit të muzikës popullore Spartak Xhaferraj, i njohur për këngën “Qejf o qejf o qerrata”, si edhe të dhënat e tij, si datëlindja, vendi i lindjes, atësia dhe gjendja civile.
I ftuar në media, ai tregoi se në momentin kur doli lajmi të gjithë i shkruani dhe kjo e shqetësoi. Mirëpo, nuk e pati problem fillimisht kur kuptoi se në listë ishin edhe emra të njohur.
Spartaku zbuloi se në polici është shoqëruar dy herë, për ndërtim pa leje si çdo shqiptar dhe për një aksident që fatmirësisht nuk ka rezultuar fatal. Ai theksoi se vjen nga një familje e thjesht dhe për lajmet që kanë qarkulluar do të hedhë në gjyq portalet.
“Lajmin ma treguan miqtë, shokët, ma dërgonin. Se kuptoja se ca po ndodhte, vetëm kur pash lajmet që nuk isha vetëm unë. Ishte Spiropali, Gjuzi dhe të tjerë.
Si të gjithë shqiptarët, nuk është turp që të shoqërosh për një ndërtim pa leje, apo për një aksident. Unë po vras mendjen si të marr ndonjë lekë me këtë rast se jam çik keq nga ekonomia. Mendoj se nga ana ligjore më detyrohen, do t’i hedh në gjyq, se ta japin lajmin, po jo ta deformojnë.
Unë rrjedh nga një familje e thjeshtë, që ka punuar në koperativë, në një fshat të Përmetit. Edhe unë kam emigruar në Greqi, kam një jetë të thjeshtë. Kam krijuar familje, kam dy fëmijë dhe vitet e fundit kam pasur probleme shëndetësore, konkretisht me zemrën. Fëmijët nga një anë habiteshin, nga ana tjetër thoshin: ‘Babi mos u mërzit’”, u shpreh këngëtari./AbcNews