Bordi i Transparencës ka vendosur për çmimet e reja të naftës dhe benzinës duke filluar nga pasditja e sotme. Krahasuar me më parë, çmimi i naftës është rritur me 5 lekë/ litër, kurse i benzinës me 10 lekë/ litër.
Mësohet se nga sot, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, një litër naftë do të shitet me 237 lekë, kurse një litër benzinë me 234 lekë.
Ndërkohë, një litër gaz do të shitet me 90 lekë për litër, me përjashtim të atij që përdoret për gatim, të cilit do t’i zbritet akciza.
Njoftimi i bordit:
Bordi i Transparencës në datë 14 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 234 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
?Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë