Ndotja akustike që shkakton lavazhi përbën shqetësim për banorët. Konfliktohen palët

Në lagjen 5 në Durrës, në bllokun e banimit, ndodhet një lavazh, i cili në vitin 2019, kur nisi aktivitetin, u pajis me leje të tipit C, që jepej nga Ministria e Mjedisit, Agjencia e Mjedisit. Sot është institucioni vendor, që bën monitorimin e parametrave, merr masa, vendos gjobat, apo mbledh taksat. Njëri prej banorëve ankohet, se ky subjekti në fjalë, prej vitit 2019 e deri më sot, është kthyer në një shqëtësim, sepse shkakton zhurma.Problem për zhurmat ka pasur dhe ka edhe një shkollë, që ndodhet pranë lavazhit.Administratori i subjektit shprehet, se institucionet i thonë, se është në rregull,ndërsa banorët ankohen.në këto kushte ai thotë, se nuk di, se cfarë zgjidhje t’i japë problemit.

Të Fundit