Një peshkatar në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë xhelozë shumë nga kolegët e tij kur kapi një peshk të artë gati 32 kg, ndoshta më i madhi në botë.
Postimi i tij në Facebook po bën bujë këto ditë.
Andy Hackett, 42 vjeç , e quajti me peshkun e artë “Karota” për shkak të ngjyrës së tij të ndritshme portokalli.
Hackett ishte duke peshkuar në Liqenet Bluewater në Francë, një nga zonat më të mira të peshkimit të krapit në botë, sipas Daily Mail.
“Gjithmonë e kam ditur se “Karrota” ishte aty, por kurrë nuk e kisha menduar se do ta kapja”, tha Hackett.
Duke folur për llojin e peshkut që ka kapur ai thotë se “nuk është një peshk i artë në vetvete, por është një hibrid i krapit të lëkurës dhe krapit koi, peshk dekorativ që zakonisht gjendet në liqene.
Ky ekzemplar i veçantë, i cili thuhet se është 20 vjeç, me sa duket u prezantua në liqene 15 vjet më parë “si diçka e ndryshme për peshkatarët që përpiqen ta kapin, ” tha zëdhënësi i Blue Water Lakes, Jason Cowler për USA Today.
“Që atëherë është rritur por nuk del shpesh” , tha ai.
“Është pothuajse i pakapshëm.”
“E dija se ishte një peshk i madh kur më kafshoi karremin”, tha peshkatari.
“Më pas doli 30 ose 40 metra larg dhe pashë se ishte portokalli. Ishte fat i madh që e mora”, shtoi Hackett, të cilit iu deshën plot 25 minuta për ta shkëputur nga rrjeta.
Peshku peshonte rreth 32 kg, më i rëndë se ai që besohej më parë të ishte peshku i artë më i madh në botë, i kapur nga banori i Minesotës Jason Fugate në vitin 2019.
Hackett pozoi për foto, më pas e lëshoi peshkun në liqen dhe më pas festoi duke pirë një filxhan çaj.
Në një kapje të ngjashme në vitin 2019, një peshkatar nga Kentaki kapi një peshk koi 9 kilogramësh duke përdorur vetëm një biskotë për karrem.